Politika e dorëzimit
Ne synojmë t'ju ofrojmë produktet tuaja ne delivery sa më shpejt të jetë e mundur me kohën e kërkuar të dorëzimit/mbledhjes. Klienti pranon dorëzimin e Produkteve në kohën dhe vendin e caktuar të dorëzimit. Ne mund të realizojme një porosi për sasi të mëdha vetëm sipas verifikimit të adreses nga e cila po porositni. Nëse dëshironi të bëni një porosi të madhe, ju rekomandojmë të kontaktoni restorantin paraprakisht. Nëse keni zgjedhur që Produktet të dorëzohen, Pizza Hut do ta dorëzojë porosinë në hyrjen kryesore të adresës, por çdo dërgesë e kryer në adresën e dorëzimit do të bëhet vetëm nëse shoferi dhe ju bini dakord për këtë. Nëse nuk jeni të pranishëm për të marrë mallrat në adresën e dhënë në porosinë tuaj, atëherë Ne nuk do t'ju kthejmë çmimin për porosinë tuaj dhe do t'ju tarifojmë për shumën e plotë të porosisë tuaj. Nëse produktet tuaja nuk janë të disponueshme, ne mund t'ju ofrojmë një zëvendësim të arsyeshëm të cilësisë dhe çmimit të njëjtë ose mund t'ju telefonojmë për t'ju thënë se produktet tuaja të porositura nuk janë të disponueshme dhe për t'ju pyetur nëse dëshironi të porosisni diçka tjetër. Kjo mund të ndikojë në çmimin që paguani.
Politika e kthimit
Nëse dëshironi të anuloni ose ndryshoni porosinë tuaj, ju lutemi telefononi Pizza Hut-in tuaj lokal, detajet e së cilës janë të disponueshme në faqen tonë të internetit
Nëse ndryshoni porosinë tuaj, çmimi i tarifuar do të jetë çmimi për porosinë e ndryshuar. Nëse keni paguar me kartë krediti, diferenca e çmimit do të duhet të paguhet veçmas në restorant ose çdo rimbursim do të duhet të përpunohet nga restoranti. Ju lutemi vini re se meqenëse ofertat janë të disponueshme vetëm për periudha të kufizuara, çdo ndryshim në porosinë tuaj mund të nënkuptojë që keto oferta nuk janë më të disponueshme.