Më shumë se 55 vjet më parë, në vitin 1958, dy vëllezër, Dan dhe Frank, morën hua 600 dollarë nga nëna e tyre. Jo per te blere një makinë, ose udhetuar por për të themeluar një nga kompanitë dhe zinxhirët më të mëdhenj në botë në industrinë ushqimore. Ata i morën hua paratë për të hapur një piceri në Wichita, Kansas, të cilën e quajtën Pizza Hut. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse logo e tyre kishte vend vetëm për tetë germa. Ishte shija dhe cilësia e picave të tyre që i dhanë vlerë këtij emri dhe jo anasjelltas.
Që nga dita e parë, vëllezërit Carney mund t'i shikonin klientët e tyre në sy dhe t'u premtonin picën më të mirë në qytet, sepse ata i njihnin fermerët që rritnin përbërësit dhe e dinin që ata fermerë kujdeseshin për cilësinë. Një premtim që ata mund ta mbanin edhe kur hapën restorante të reja në të gjithë Amerikën, dhe më vonë, kur zinxhiri i tyre u zgjerua jashtë vendit, duke u rritur në 14,100 restorante në mbarë botën dhe 300,000 anëtarë të ekipit në më shumë se 100 vende. Me te fundit ne Tirane, Shqiperi.
Ajo që e bën Pizza Hut tërheqëse për klientët shqiptarë është formula e saj e re, e ndryshme nga pica italiane që jemi mësuar të konsumojmë. Brumi i Pizza Hut është më i trashë, duke lejuar më shumë përbërës dhe për rrjedhojë, më shumë shije. Duke marrë parasysh që jemi një komunitet i adhuruesve të picave (dhe ushqimeve), Pizza Hut eshte obsesioni ynë i ri, sepse ofron një shije dhe përvojë krejtësisht të re.
Është një biznes familjar i krijuar edhe për familjet! Dhe si çdo biznes tjetër familjar, ka diçka vërtet personale, miqësore dhe familjare në këtë sipërmarrje. Pizza Hut i konsideron dhe i trajton klientët e saj si një familje që dëshiron ta bëjë të lumtur përmes ushqimit të shijshëm dhe të shëndetshëm, prandaj ka punuar shumë gjatë dekadave për të krijuar shijet më të mira në botë: Margherita, Pepperoni, Veggie, Supreme, Supreme, Farmhouse. , Chicken Supreme.